Wow! Fansi bën tatuazh portretin e Luana Vjollcës dhe moderatorja REAGON kështu!

Luana Vjollca padiskutim është një nga personazhet me më shumë influencë në industrinë e showbizit shqiptar.

Kemi parë shpesh herë si autorja dhe moderatorja e njohur surprizon fansat e saj me lajme të bujshme dhe suksese edhe nga ato internacionale. Por këtë herë ishte ajo që është surprizuar nga një fans i saji dhe nuk kishte dhuratë më të bukur.

Ai ka gdhendur në trup portretin e Luanës dhe këtë e ka treguar tatuazhisti i njohur ndërkombëtar nga Colombia, Stefano Reinoso.

Luana reagoi e mahnitur në rrjetin social, Instagram, ku shkruan kështu: “Tatuazh i vërtetë!”

Epo kjo nuk është hera e parë që një fans realizon diçka të veçantë për “showgirl”-in e njohur.

Pak kohë më parë një fans vendosi që fytyra e saj të jetë në kokën e tij, me anë të stilit të prerjes së flokëve.

‘Skam fjalë’ shkroi Luana duke e ripostuar videon e fansit./afterparty.al