Çfarëëë?! Personi që shoqëroi Kim Kardashian në “Met Gala” NUK ishte Kanye West, por ky personazh!

Fansat e Kim dhe Kanye “u çmendën” pasi një person i maskuar që ngjante tmerrësisht shumë me reperin shoqëroi yllin në “Met Gala”. Veshja e yllit të “Keeping Up With the Kardashians” shkaktoi zhurmë në internet pasi u shfaq e maskuar në tapetin e kuq e gjitha në Balenciaga.

Ndërsa shumë besonin se Kanye bëri një paraqitje surprizë në eventin e madh, një burim është shprehur ekskluzivisht për “E!” se ai nuk mori pjesë në “Met Gala”.

Personi që qëndronte pranë themelueses së KKW Beauty nuk ishte askush tjetër veçse stilistja Demna Gvasalia, e cila është drejtoreshë e Balenciaga.