Një ndër çiftet më të përfolur të momentit padiskutim janë Jennifer Lopez dhe Ben Affleck.
Ata mahnitën të gjithë pak ditë më parë në tapetin e kuq në Itali në premierën e “Dueli i fundit”, ku u shfaqën mjaft të dashuruar. Mirëpo ata u larguan nga Venecia me një incident të vogël.

Teksa mbërritën në aeroport, një prej fansave donte të bënte një fotografi me Jennifer Lopez me çdo kusht. Ben Affleck nuk e pëlqeu këtë dhe nuk e lejoi. Ai vuri duart në gjoksin e fansit dhe e largoi atë.
Siguria gjithashtu hyri, duke qëndruar midis burrit të panjohur dhe çiftit të famshëm, ku mundësuan një distancë në mënyrë që çifti i famshëm të kalonte.
Epo si duket JLo nuk ka nevojë për shumë truproje sigurimi pasi vetë i dashuri i saj është aty për të!

