Sa e dhimbshme! Këngëtarja shqiptare humb babain e saj nga Covidi, rrëqeth me dedikimin në rrjete sociale!

Një lajm i trishtë vjen nga familja e këngëtares së njohur shqiptare, Shkënda Dubova.

Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ajo njoftoi sot ndjekësit se babai i saj Shaip Dubova ka ndërruar jetë.

“Të nderuar farefis, shokë e dashamirë, ju njoftojmë se sot ndërroi jetë babai jonë Shaip Dubova”, shkruhet në postim.

Më pas Shkënda i dha lamtuminën edhe me një postim mjaft prekës në Instagram, ku tregon se ndihet mjaft e hidhëruar për lajmin.

“O bab o zemra jem ma kpute shpirtin ? qofsh i Xhenetit o njeri i mire ?”, shkruan Shkënda, ku ka marrë ngushëllime nga ndjekësit dhe bashkëpuntorët e saj.

Me rastin e vdekjes së ish-kameramanit të RTP-së dhe fotografit gjilanas Shaip Dubova, kryetari Gjilanit Lutfi Haziri i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Dubova. Haziri ka thënë se fakti se Shaip Dubova ka vdekur nga COVID-19 është alarm për popullatën që të vaksinohen.