Pritjes i erdhi fundi! Cardi B bëhet nënë për herë të dytë, njihuni me djalin e saj!

Cardi B është një ndër reperet më të suksesshme dhe e adhuruar për të gjithë publikun anë e mbanë botës.

Reperja gjithashtu ka edhe një vëmendje shumë të madhe mediatike, por për më tepër se kjo në rrjetet e saj sociale bëhet nami pas lajmit që sapo na dha.

Pritja e ëmbël mori fund, këngëtarja e njohur Cardi B ka sjellë në jetë bebin. Familja e tyre është shtuar me një djalë.

Partner i saj Offset dhe e gjithë familja po i gëzohen këtij momenti të ëmbël.

Ajo ka vendosur që këtë ditë të veçantë ta memorizojë në rrjete sociale. Për sa i përket emrit ende nuk dihet se çfarë kanë zgjedhur.