Një lajm mjaft i bukur vjen për fansat dhe dashamirësit e aktores së famshme, Louisa Lytton.
Ajo dhe partneri i saj, Ben Bhanvra janë bërë prindër për herë të parë. Ishte vetë Louisa, e cila nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ka bërë të ditur lajmin e ëmbël.

Lytton ka postuar një foto ku shihet dora e bebit dhe duart e çiftit.
“Dhe pastaj u bëmë tre. Mirë se vjen në botë, ne jemi krejtësisht të pushtuar nga dashuria”, ka shkruar Louisa.

