Pas ndarjes së bujshme nga Bearti, Tea ka konfirmuar se ka nisur një lidhje të re dashurie. Ish-konkurrentja ditë më parë zbuloi se ishte Fatjoni ai që i njoftoi por duke mbajtur të fshehtë identitetin e tij.
Së fundmi, Tea ka ndarë disa foto në “Instagram”, ku shkruan “Cheers to summer”.
Fillimisht ka postuar një pozë të saj, ku ajo shfaqet duke pirë një gotë verë. Por gjithë vëmendjen e ka marrë gjoksi i saj, pasi fansat shkruajnë: “Le të shpërthejnë komentet për gjoksin”.
Më pas Tea ka postuar disa foto dhe video nga plazhi. Por vëmendjen më të madhe në këtë album fotografik e mori fotografia e fundit. Aty shfaqet një djalë me kapele në kokë dhe një gotë në dorë, teksa është i mbështetur në këmbën e Teas.
View this post on Instagram
Kjo e fundit është siguruar mirë që t’ia mbulojë portretin, duke mos dashur që të identifikojë të dashurin e saj.
“Tea bukuroshja ? po fatlumin na e nxirr pak se ne shqiptaret si popull jemi shum kurjoz ? me duket se te dolen llafet e asaj qe parashikonte fatin”, i shkruan një ndjekëse ish-konkurrentes së “Për’puthen”.

Më herët, “iconstyle.al” siguroi foton dhe videon e parë të çiftit. Teksa shijonin mbrëmjen në një lokal nate në Sarandë së bashku me miqtë e tyre, pas daljes nga aty janë fotografuar bashkë të kapur për dore. Siç duket Tea ndjehet shumë komode në lidhjen e saj të re, aq sa nuk ka frikë të dalë hapur përkrah partnerit të saj.

Sipas “afterparty.al”, emri i të dashurit të Teas është Enkeleo Hoxha, dhe këtë na e konfirmoi edhe Xhani Demika, mik i Teas, i cili atë natë publikoi video duke bërë “tag” Enkeleon nga vendi i shumëpërfolur!
Po ashtu edhe varësja është po e njëjtaa. Një detaj tjetër që bien në sy është se Enkeleo ndiqet edhe nga motra e Teas, jo vetëm nga ish-konkurrentja dhe po ashtu nga Fationi.

