Më 21 korrik Gjykata Themelore e Prishtinës vendosi që Fjolla Morina të qëndrojë në paraburgim 40 ditë me dyshimin për trafikim me armë dhe arratisje nga vendi i paraburgimit. Masa e paraburgimit do llogaritet prej momentit kur Morina është arrestuar.
Ky vendim do të jetë në fuqi deri në një vendim të radhës, që mund të jetë ekstradimi në Shqipëri, duke qenë se këngëtarja është e kërkuar nga autoritetet shqiptare.

Bashkëshorti i saj, Fisnik Syla, vijon të jetë aktiv në rrjete sociale dhe të shpresojë në lirimin e saj që ndoshta mund të ketë ndodhur.
Së fundmi, ai ka postuar një foto në “InstaStory” ku shkruhet se Zoti është i madh dhe gjithçka do të bëhet më mirë.
“Zoti është i madh gjithçka po bëhet mirë, Zoti e do njeriun e drejtë”, ka shkruar ai.
Nuk e dimë nëse Fjolla është liruar, por fansat besojnë se kjo gjë ka ndodhur.

