Ylli botëror i shumë HIT-eve Nicole Scherzinger është paditur nga themeluesja e Pussycat Dolls, Robin Antin, pas turneut të ribashkimit te grupit.
Kjo për arsyen se pretendon se Nicole refuzon t’i bashkohet grupit në turneun e ardhshëm nëse nuk merr shumën më të madhe të fitimeve.
Vokalistja e grupit të fashëm mendohet se ka nënshkruar një marrëveshje ribashkimi duke rënë dakord për marrjen e 45% të të ardhurave, por duket se më pas ka ndërruar mendje.
Scherzinger ka kërkuar të rinegociojë kushtet e kësaj marrëveshje dhe kërkon tashmë që të marrë 75% të të ardhurave.
Këngëtarja u shkëput nga grupi në vitin 2009 për të vazhduar karrierën e saj solo. Përveç muzikës ajo është angazhuar gjithashtu në aktrim duke njohur sukesin me ‘Man in Black 3’ dhe ‘Moana’.
