Zbulohet ARSYEJA pse u nda çifti i famshëm i PËRPUTHEN, ish-konkurrenti: Më mungonte oksigjeni…

“Çfarë mund të bëj për ju?”. Kjo ishte pyetja që ish-konkurrenti i “Për’puthen +40”, Ilir Lara, vendosi në “Instastory”. Përgjigjet ishin të shumta dhe të ndryshme, por vëmendjen e morën ato që kishin lidhje me Gilberta Simonin.

Iliri dhe Gilberta kanë pasur takime mjaft romantike teksa ishin pjesë e reality show-t, e madje vendosën që të dilnin bashkë nga programi. Por pas daljes nga emisioni, kur gjërat dukeshin mirë mes tyre, erdhi lajmi i ndarjes.

E teksa ka kaluar pak kohë nga ndarja e tyre, ndjekësit kërkojnë një ribashkim. “Të bashkohesh me Gilbertën”, i shkruan dikush Ilirit, i cili nuk ka ngurruar që t’i përgjigjet.

“Për arsye të (Major cause), janë disa gjëra që nuk i bëj dot. Një nga ato është edhe kjo…! Ju lutem, ndryshoni kërkesë”, i është përgjigjur ai.

Më pas një tjetër i ka shkruar: “Pse u ndave nga Gilberta?” dhe Iliri i është përgjigjur:

“Sepse mundi, për të na bërë të përshtatshëm realisht me njëri-tjetrin, nuk gjeti solucione. Arsyet ishin të larmishme… Shkaqet po aq të rëndësishme… të tepruara, bllokuese dhe tendencioze. Po fillonte të më mungonte oksigjeni”.