Dikur ishte hermetike dhe nuk publikonte familjen, tani këngëtarja shqiptare nuk përmbahet! Poston fotot e rralla të të birit!

Shkurte Gashi është një nga këngëtaret shqiptare që ka arritur që jetën private ta mbajë të mbyllur “hermetikisht” për media.

Prej kohësh është përfolur për lidhjen e saj të dashurisë, pastaj martesën e në fund edhe lindjen e djalit. Por pas intervisës ku u shfaq krah partnerit, ajo nuk e ka më problem të zbulojë pamje me familjen.

Gashi së fundmi ka bërë një përjashtim duke ndarë me ndjekësit për herë të parë portretin e plotë të djalit të tyre Malit.

Ajo ka pozuar së bashku me të birin dhe partnerin Albertin gjatë pushimeve.