Gjersa në rrjetet sociale po përballemi me një tjetër realitet ku të gjithë kanë çdo gjë përfekte dhe lëkurë të pastër, Rozana Radi vjen me një mesazh shumë domethënës.

Këngëtarja e njohur ka publikuar një fotografi ku ka edituar vetëm pastrimin e fytyrës, por është akuzuar nga një grua për përdorim të FaceApp.
Për t’ju përgjigjur gruas Rozana ka ripostuar fotografinë pa editim, së cilës i ka bashkangjitur një mesazh të gjatë.

“Postova mbrem kete foto dhe e editova ne pastrimin e fytyres. Me akuzoj nje grua per Face App! shpjegova qe kam patur keta sy kete buze dhe kete hund qe ne lindje. Po e ripostoj pa editim per vete sepse nuk jam e detyruar ti jap shpjegime askujt. Sme plas fare po fare te fshi cdo grua burre vajze djale qe hyn ne insta tim si kujdesare dhe me tregon si te jetoj jeten me editim pa editin jeten time. Eshte fytyra ime dhe une vdes per te sepse i kam ngjar babit tim qe ishte per mua me i mire ne bote. Ketu e mbyllim diskutikin. Sdua as komplimenta flm!”-shkruan ajo.
