Zbuloi arsyen e ndarjes? Fansat të bindur që Mevlani e ka këtë deklaratë të papritur për Ledjanën: “Ajo donte…”

Mevlani po vazhdon të qëndrojë në qendër të vëmendjes. Pas ndarjes së zhurmshme nga Ledjana ai u pa në shoqërinë e Aristelës, e cila mori pjesë në videoklipin e tij të fundit duke u paraqitur shumë të afërt me njëri-tjetrin. Kjo bëri që të aludohet për një lidhje mes tyre, por që është mohuar nga të dy.

Mirëpo në mendjen e Mevlanit është ende Ledjana dhe për këtë gjë janë të bindur edhe fansat pas postimeve te tyre, sidomos të ish-konkurrentit. Ai vazhdon e këndon këngën që i dedikoi Prengës edhe në ‘live’-et që bën.

Së fundmi ai ka postuar një foto sa me thumba aq edhe me dashuri dhe të gjithë po mendojnë se I dedikohet Ledjanës.

”Ajo nuk ishte budallaqe. E dinte shumë mirë se çfarë donte. Vetëm se donte gjëra të pamundura…”.Ne foto shfaqet ai vetë duke qendruar mendueshëm dhe fansat nuk i kanë kursyer komentet, duke i kërkuar ta harrojë Ledjanën.