Rita Ora është kritikuar publikisht nga nëna e saj, Vera Ora.
Artistja shqiptare që gëzon famë ndërkombëtare është shumë aktive në rrjetet sociale duke publikuar vazhdimisht pamje nga projektet por edhe përditshmëria e saj.
Por me fotot e fundit nuk mori pëlqimin e nënës së saj.

Rita ka publikuar në “Instagram” disa fotografi ku shfaqet mjaft atraktive e veshur me një palë të brendshme me material xhins, dhe një xhaketë të gjelbër në pjesën e sipërme.

Ajo ishte plotësisht ‘topless’ në pjesën e sipërme, duke bërë kështu të duket edhe më provokuese me pamjen e saj.
Mes shumë komenteve nga ndjekësit, ka qenë një koment i nënës së saj, cila zakonisht e ngacmon me komente të ndryshme qesharake të bijën.

“Ato kupaçke të vogla”, ka shkruar nëna e këngëtares në komentin e saj, referuar të brendshmëve me material xhins që bija e saj kishte veshur në këtë paraqitje dhe gati sa nuk i zbulonin pjesët intime.

