Marina Vjollca është në pritje të ëmbël.
Bukuroshja dhe Getoar Selimi pritet të bëhen prindër për herë të parë.

E gjersa Marina dhe Geti po vazhdojnë pushimet në Seychelles nga ku po na servojnë çdo ditë pamje të mahnitshme fansat kanë një pyetje: “Kush do ta drejtojë Klanifornia në sezonin e ri”?

E këtë kurreshtje e ka shuar producenti Turjan Hysko.
Në një bisedë me ndjekësit ai zbuloi se prezantuese e sezonit të ri do të jetë Marina përkundër që është në pritje të ëmbël.

Tutje Turjani zbuloi edhe datën se kur kthehet Marina në ekran bashkë me sezonin e ri të spektaklit të humorit e që është 11 shtatori.

