“Ke shtuar peshë”, Tea filmon veten për të treguar linjat e vërteta që ka arritur pas ndërhyrjes

Tea Trifoni vazhdon të mbes nga më të komentuarat e sezonit të dytë të “Për’puthen”.

Gjersa vetëm pak ditë na ndajnë nga njohja me konkurrentët e rinj interesimi i ndjekësve për ish-konkurrentët vazhdon të jetë i madh.

Së fundmi në një bisedë me ndjekësit mes tjerash Tea u kritikua SËRISH për peshën.

“Tea ke filluar të shtosh peshë shumë”, i ka shkruar një ndjekës, të cilit ish-konkurrentja i është përgjigjur me një video ku tregon format e saj para një pasqyre teksa ka shkruar: “A thua?”.

Ndryshe Tea sê shpejti i rikthehet ekranit por kësa radhe si prezantuese.

Emisioni i saj quhet “Goca dhe gra” dhe vjen nën logon e Top Channel ku dhe u bë e njohur.