Kush nuk do ta donte këtë që i ndodhi Stresit, reperi nuk do ta harroj kurrë këtë befasi

Të qenit i famshëm dhe i pëlqyer nga njerëzit sjell çdo ditë befasi të këndshme.

Një nga ato që padyshim do mbes gjjthmonë në kujtesën e tij, është një befasi që iu bë reperit Stresi.

Përmes rrjeteve sociale Arkimed Lushaj ka zbuluar se një fëmijë mban emrin e tij, të cilin ia vendosën prindërit përshkak pëlqimit që kanë për të dhe muzikën e tij.

Ky lajm padyshim e ka gëzuar reperin dhe do ta lumturonte pa fund këdo që do t’i ndodhte.

Stresi ka publikuar fotografine e të voglit me urime të shumta për të ardhmen e tij.

Ajo që ra në sy është se Arkimedit të vogël nuk ia uroj që një ditë të bëhet reper si ai.