Siguria në rrjetet sociale diskutohet vazhdimisht por në anën tjetër çdo ditë e më tepër hakerët shtohen e me ta edhe rastet e sulmeve kibernetike.
Pre e sulmeve tê tyre janë kryesisht kompanitë apo faqet e personazheve të njohura të ekranit, muzikës apo filmit.
Njëri nga ta që ra pre e tyre së fundmi është Pirro Çako.

Faqja e tij e Facebook-ut është vjedhur dhe lajmin e ka bërë të ditur vetë kantautori shqiptar.
“Ju bej me dije se faqja ime ne facebook (funpage), eshte vjedhur dhe nuk administrohet me nga une”, ka shkruar Pirro Çako në llogarinë e tij në Instagram.

Përvojën e hidhur në rrjetet sociale para artistit e kanë provuar edhe shumë emra të njohur të skenës muzikore shqiptare.

