Almeda dhe Tolgahan në Shqipëri për pushime, ylli turk promovon bregdetin shqiptar

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman kanë udhëtuar nga Turqia për në Shqipëri ku po kalojnë disa ditë pushimi në jug të vendit.

Ylli turk duket se është magjepsur nga bukuritë e bregdetit shqiptar duke e promovuar edhe përmes rrjeteve sociale.

Duke ditur se sa i ndjekur dhe i pëlqyer është Tolga ndërkombëtarisht këto postime padyshim janë një promovim shumë i mirë për bregdetin shqiptar.

Kjo nuk është hera e parë që aktori turk viziton Shqipërinë bashkë me bashkëshorten e tij Almedën.

Ndryshe çifti në qershor u bënë prindër për herë të dytë. Në jetën e tyre erdhi një vajzë, të cilën e quajtën Alina.