Pas thashethemeve së është bërë nënë Aurela Hoxha konfirmoi lajmin në fund të muajit korrik.
Por Aurela ka përjetuar ndjesinë e të bërit nënë kur ne nuk dinim asgjë.

Modelja përmes rrjeteve sociale ka zbuluar një detaj qe kishte ngritur pikëpyetje se kur ka lindur Alaron?!
Përmes një fotografie të rrallë ku shihej e shtrirë në shtrat bashkë me bebushin, Aurela zbuloi se Alaron ka mbushur tashmë 3 muaj dhe me një llogaritje të thjesht kuptojmë se nënë është bëtë me 26 maj.
“Gjithmonë bashkë! Gëzuar 3-mujorin jeta ime! Të dua Alaron!”, shkruan Aurela përkrah fotos fantastike.

Bukuroshja është e rezervuar sa i përket publikimeve me të birin. Deri sot nuk ka zbuluar portretin e tij ndërsa vazhdon ta mbajë sekret partnerin e saj.
