Më e plotësuar se kurrë, Rona Nishliu zbulon portretin e ëmbël familjar

Rona Nishliu është nga artistet jo shumë aktive në rrjetet sociale dhe shumë e mbyllur sa i përket jetës private.

Këngëtarja që është e martuar dhe nënë e dy fëmijëve si rrallë herë ka zbuluar portretin familjar.

Fotografinë e publikoi me rastin e ditëlindjes së saj duke shprehur lumturinë që kjo ditëlindje e gjen më të plotësuar se kurrë bashkë me vajzën Noa dhe të voglin Bardhyl.

“Vitet ikin e ne po rinohemi
Befasitë më të këndshme, përherë nga familja! Faleminderit që kujtoheni për mu edhe atëherë kur jam e sigurtë se më keni harru Ekip i mirë burri dhe nana ime Gjithashtu faleminderit dhe gjithë juve për fjalët e ëmbla dhe dedikimet. I’m happiest with you all #bdaymama“


Rona ka kurorëzuar dashurinë e saj me martesë në fshehtësi të plotë me partnerin që për publikun mbetet akoma i panjohur.