Jemi gati për t’u njohur me konkurrentët e rinj të ‘’Për’puthen 3’’ por dramat nga personazhet e sezonit të dytë nuk kanë të ndalur as pas mbarimit të programit.
Kësaj radhe janë ata të +40 që u bënë lajm.
1 muaj pas ndarjes nga Stela, Çimi është lidhur me Linditën dhe kjo u zbulua pasi në rrjet qarkulluan disa pamje ku dyshja shiheshin duke u puthur.

Kjo nuk e ka befasuar Stelën, e cila në një bisedë me ndjekësit ka thënë se e ka pritur një gjë të tillë duke e quajtur Çimin të paqëndrueshëm.

Sipas saj kjo që po bëjnë Lindita dhe ai është gjithçka për vëmendje pasi nuk është diçka reale.

