Eros Grezda Oriola Marashi janë nga çiftet më të përfolura për uljet dhe ngritjet që pati lidhja e tyre.
Pas konfirmimit të lidhjes ata publikuan vazhdimisht pamje duke shprehur lumturinë pranë njëri-tjetrit.

Por papritmas gjithçka u përmbys.
Pas shumë ulje-ngritjesh në marrëdhënien e tyre, çifti u nda para disa muajsh dhe statuset në rrjetet sociale treguan se nuk janë ndarë aspak mirë.
Vet dyshja nuk kanë folur kurr për arsyet e ndarjes por u tha se distanca dhe keqkuptimet dërguan deri në ndarje.

Kohë më parë u përfol për një ribashkim e pastaj prap për një tjetër ndarje.
Kësaj radhe duket se gjërat janë më serioze pasi po dyshohet se futbollisti ka nisur një lidhje tjetër.
Bëhet fjalë për një modele, së cilës pëlqimin po ia shpreh publikisht përmes rrjeteve sociale.

Vajza në fjalë quhet Nicole Bohorquez dhe shkak i këtyre zërave janë bërë komentet që Eros lë në fotot e saj. Në njërën prej tyre ai shkruan “Sa e bukur”, kurse tek tjetra i ka dërguar disa emoji me sy me zemra.

