Marina Vjollca dhe Getoar Selimi do të bëhen prindër për herë të parë.
Lajmi i ëmbël u konfirmua nga vet çifti i njohur përmes rrjeteve sociale.
Me një set fotografik dyshja na shkrinë zemrat duke shfaqur barkun e fryrë të Marinës me fjalët ‘’Ne të tre’’.

Lajmi u përhap me shpejtësi të madhe dhe shumë miq e bashkëpunëtor të çiftit shpërndanë pamjet mahnitëse duke u shprehur të gëzuar për lajmin.
Por më e lumtura nga të gjithë padyshim është teze Luana.
Bukuroshja përmes rrjeteve sociale ka shprehur gëzimin për bebin e motrës.
‘’Mezi pres ta takoj’’, ka shkruar Luana sipër fotografisë së Marinës ku shihet me barkun e rrumbullakosur.

