Reperi shumë i njohur shqiptar me probleme shëndetësore, detyrohet të ANULOJË koncertin!

Reperit të njohur shqiptar i janë shfaqur probleme shëndetësore.

Bëhet fjalë për Lumi B, i cili e ka dhënë vet lajmin përmes rrjeteve sociale.

Artisti nuk ka dhënë detaje se për çfarë probleme shëndetësore bëhet fjalë por duket se gjërat janë serioze pasi për këtë arsye i është dashur të anulojë një koncert të paraparë në Himarë.

Ndryshe ky sezon ka qenë shumë i suksesshëm për Lumin dhe i ngjeshur me koncerte të shumta kudo ku ka shqiptar.

“Prit pak” mban titullin bashkëpunimi me Xhensila Myrtezaj që ka arritur më shumë se 12 milionë klikime në kanalin Youtube ndërsa mirë eci edhe projekti tjetër në bashkëpunim me Bardhin i titulluar “Qef”.