Këngëtaret shqiptare po i japin fund mospajtimit? Rita bën një veprim të PAPRITUR për Duan!

Rita Ora dhe Dua Lipa nuk kanë raporte të mira dhe nuk flasin me njëra-tjetrën.

Dy prishtinaset e famshme në botë krahas krenarisë që na kanë dhuruar me sukseset e arritura na kanë ‘’hidhëruar’’ me raportet e ftohta mes tyre.

Ka qenë Bebe Rexha që në një paraqitje televizive kohë më parë ka thënë se është munduar t’i pajtojë por se ka qenë e kotë dhe sipas saj një bashkëpunim muzikor mes tyre është thuajse i pamundur të ndodhë.

Rita dhe Dua madje kanë refuzuar të flasin për njëra-tjetrën kur janë pyetur dhe kanë refuzuar të jenë në vendin e njëjtë.

Pooor një hap drejt pajtimit duket se është bërë!

Një video e hedhur në rrjete sociale nga një trajner fitnesi kur Rita Ora bënë palestër, shihet kjo e fundit teksa ushtron ndërsa në sfond dëgjohet me të madhe kënga e Dua Lipës.

Video është ripostuar edhe nga Rita.

Ky lajm ka gëzuar fansat e dy artisteve shqiptare pasi duket se ngadalë po ‘’ulen gjakrat’’ dhe shpresa se do t’i shohim në ndonjë bashkëpunim egziston ende./afterparty.al