Fyerje e kërcënime! Plasi sërish keq mes Don Xhon dhe reperit nga Shqipëria!

Rivaliteti mes reperëve shqiptarë ka qenë i njohur ndër vite.

Një nga më të rejat janë zënkat mes reperëve të rinj Don Xhon dhe Finem.

Kohë më parë madje u përfol edhe për një sherr fizik, që më vonë doli se nuk kishte ndodhur asnjëherë.

Por se tension ka mes tyre akoma kjo shihet qartë dhe u ndez sërish pas vizitës së Don Xhon në Prekaz në kompleksin e familjes Jashari.


Kjo pasi Finem kishte vizituar kompleksin vetëm pak ditë më parë dhe thumboi reperin nga Drenasi se ishte ai që ia kujtoi që të shkonte.

“Është turp me të djeg. Duhesh mu krenu o “patriot. Shyqyr ta kujtova biles që shkove” – është shprehur Finem.


Kjo ka sjellë një seri kunjash e kërcënimesh mes tyre.