Tea Trifoni ka pësuar ndryshim drastik në pamjen e saj që nga dita e parë kur u bë pjesë e ekranit si konkurrente e “Për’puthen”.
Ish-konkurrentja gjatë kohës sa ishte në program bëri një ndërhyrje në lukth duke vendosur balonin gastrik dhe rënia në peshë u vu re menjëherë.
E pas daljes nga programi Tea vazhdoi me paraqitjet e saj të kuruara dhe e tonifikuar çdo ditë e më tepër.
Para disa ditësh bjondja befasoi ndjekësit me gjoksin e saj, i cili dukshëm ishte më i madh se më parë dhe u zbulua se Tea ka bërë një ndërhyrje duke fryrë atë.

E kënaqur me rezultati Tea ka vazhduar me ekspozimin e gjoksit “të ri” por kjo nuk u mirëprit nga ndjekësit.

Ish-konkurrentja pas publikimit të këtyre fotografive u “bombardua” me kritika nga ndjekësit e saj të shumtë, të cilët e kritikuan për fryrjen e gjoksit.


