Një koncert i Butrint Imerit i paraparë të mbahej në Gjilan ka dështuar natën e mbrëmshme.
Ka qenë këngëtari ai që përmes rrjeteve sociale ka akuzuar pronalit e lokalit për dështimin e qëllimshëm të performancës duke kërkuar nga të pranishmit që të kërkojnë t’u kthehen paratë që kanë paguar.

Kjo ka nxitur reagimin e pronarëve të klubit, të cilët kanë version tjetër për dështimin e kësaj performance.
Ata fajësojnë këngëtarit se nuk arriti aty me kohë pasi kishte për të kënduar diku tjetër.
“Butrint Imeri, kjo çfarë keni bërë ju dhe menaxhmenti juaj mbrëmë është e dobët dhe tejet e ulët. Ne nuk kemi t’bëjmë asgjë me synimin tënd që ju dëshironi ti realizoni 2 evente mrenda një nate. Ju ishit në Gjakovë duke performuar, deri në orën 1 pas mesnate, dhe jemi në dijeni se deri të vini ne qytetin e Gjilanit, ju duhen 2 orë. (çfar faji kanë këtu organizatorët) Është e pakuptimt të thuhet se çfarë faji mund të kenë organizatoret këtu kur ju dëshironi që ti arrini 2 apo 3 koncerte në një natë, prandaj edhe bie në nivel aq poshtë dhe aq dobët. Gjatë gjithë kohes ishim në komunikim dhe ju arritët në orën 3:00 në Gjilan, edhe pse të paralajmëruam se më nuk është askush në klubin tonë dhe nuk ke pse vjen” – janë shprehur nga klubi.
