Modelja e njohur shqiptare fotografohet në momente intime me të dashurin misterioz

Lidhjen e dashurisë e ka bërë publike që në vitin 2019 por identitetin e partnerit vazhdon ta mbajë të fshehur.

Bëhet fjalë për Kristina Baki, e cila kohë më parë tha se së shpejti do t’i japë fund beqarisë.
Ditën e sotme ajo ka publikuar foton e parë me partnerin dhe nuk ishte ajo që prisnim.

Gjersa ka vazhduar t’ia mbajë të fshehtë fytyrën modelja ka pozuar në momente intime me të dashurin.

Fotografia është realizuar nga pushimet që po kalojnë së bashku dhe çifti duken shumë të dashuruar me njëri-tjetrin.