Tayna është kthyer në një nga reperet më të komentuara, si për karrierën e saj ashtu edhe për ‘look’-un. Reperja ka ditur gjithmonë si të tërheqë vëmendje dhe herë pas here ka bërë ndryshime shumë drastike në pamjen e saj. Detaji me të cilin ka eksperimentuar më shumë janë flokët, të cilët së fundmi i ka ndryshuar sërish.
Ajo ka vendosur që t’i errësojë sërish duke i bërë të zeza. Këtë herë përveç ngjyrës, ajo ka ndryshuar edhe gjatësinë e flokëve, duke i prerë deri tek qafa. Madje po ashtu ka prerë edhe balluke. “Kush është ajo” shkroi Tayna në mbishkrimin e foto. Ne mendojmë se i ka paruke, por t’ja lemë kohës dhe reperes të na e zbulojë.

