Më në fund! Rozana Radi rikthehet në muzikë, ja këngëtari i njohur shqiptar që do të bashkëpunojë!

Rozana Radi është një ndër emrat më të njohur të ekranit shqiptar.

Ajo është një nga ato artiste që nuk flet shumë për jetën e saj, duke zgjedhur të ruajë privatësinë.

Ka kohë qe ajo nuk ka sjell ndonjë projekt muzikor, por e mira e gjithë kësaj është se ajo muzikës i jep shpirt nëpërmjet teksteve që krijon për shumë këngëtare.

Mirëpo ka vendosur të rikthehet fuqishëm pas një kohe të gjatë pauze. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Radi, përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale.

Rozi ka njoftuar se po vjen në bashkëpunim me reperin e artistin e njohur, Stine, me një këngë që po pritet me shumë entuziazëm nga të gjithë. Rozana ka ndarë edhe një tjetër video ku prezanton një pjesë të këngës.