“Ay Caramba” padiskutim erdhi si surprizë për të gjithë ne pasi në këtë projekt bashkuan forcat” tre ndër artistët më të pëlqyer në publik si Nora Istrefi, Gjiko dhe Melinda Ademi. Epo kësaj të fundit për pak sa s’i ndodhi gjëma!

Në pjesën e saj në këtë këngë Melinda shprehet:
“Kush o tu urrej qe i kam silikon
Kush po xhelozon? Kush po xhelozon?
Le t’ma teston! Le t’ma kafashon!”, tekst ky që sipas fansave iu drejtua Taynas pasi dikur, sërish aludim, reperja i kishte quajtur të pasmet e Melindës “silikon”.
Mirëpo meqenëse reperja thotë “le t’ja teston”, disa nga fansat nuk e mendojnë si “diss” por e marrin të mirëqenë dhe kështu për pak sa nuk i ndodhi gjëma Melindës.
Një nga fansat zgjat dorën teksa Melinda bëhet gati të bëjë twerk në koncert, por i menjëhershëm ka qenë reagimi i saj ku i drejtohet kështu: “Oh mos më prek”.
Upsss! Nuk dimë ç’të themi, vetëm se në pamje nga video më lart fansi zgjat vetëm telefonin duke bërë video, ne nuk ishim aty dhe nuk e pamë një dorë tjetër!/afterparty.al
