“Nuk më lë burri ta shfaq as atë, as çunin …’ Olta Gixhari nuk duroi dot më dhe zbulon Amarin dhe trupin muskuloz të partnerit!

Aktorja e njohur shqiptare Olta Gixhari ka treguar se di të jetë e rezervuar sa i përket jetës së saj private, pasi ende nuk ka zbuluar imaxhin e djalit të saj, madje as të partnerit. Dhe arsyeja është bashkëshorti i saj, i cili nuk e lejon të publikojë foto pasi “i marrin më sysh”.

“Nuk më lë burri ta shfaq as atë, as çunin. Na marrin më sysh thotë”, iu përgjigj Olta Gixhari ndjekësve, gjatë një bashkëbisedimi online.

Çifti u bënë prindër për herë të parë në gusht të vitit të kaluar. Ndërsa pyetjes se a po mendon të zgjerojë familjen, Olta Gixhari iu përgjigj: “Së shpejti.”

Mirëpo teksa ndodhen në Spanjë aktorja na zbuloi pak edhe nga djali si edhe pak nga fiziku i bashkëshortit, i cili në media po komentohet ‘si një trup për t’u patur zili’. Ne nuk dimë ta themi këtë, po ua lemë juve ta komentoni ose të paktën foton që ka dalë mjaft e bukur, ku partneri zgjat djalin pranë një arke me qershi.