Vesa Luma është shokuar nga një mesazh që i ka mbërritur në rrjetet sociale.
Gjithçka nisi pasi këngëtarja e njohur reagoi pas njoftimit se mes pjesëmarrësve në Festën e Birrës në Korçë do të ishte dhe këngëtari serb Goran Bregovic.
Vesa Luma, duke mos e besuar lajmin shkroi në një postim: “Jam e bindur që është një dezinformatë”.

Mirëpo më pas ajo ka marrë mesazhe ndjekësit nga Shqipëria që e kanë shokuar duke ndarë një prej tyre.
“Pse mos të jetë i ftuar, ju kosovarët kanë ngel me paranoja, pas luftës vjen paqja. Ju edhe pse lufta ka mbaru ju zien gjaku për urrejtje, aman se ca kosovarë që kam njohur i kanë lënë serbët kot gjallë”, shkruan ndjekësi.

Vesa e ka ndarë këtë mesazh me të gjithë dhe përkrah shkruan: “Si ka mundësi që më vijnë qindra mesazhe si kjo… a është e mundur? Jam totalisht në shok…”.

