Lajmi se këngëtari serb Goran Bregovic do të jetë një nga të ftuarit e Festës së Birrës në Korçë zgjoi reagime të ashpëra tek shqiptarët e Kosovës.

Në mesin e atyre që u zhgënjyen nga ky lajm janë edhe këngëtarët nga Kosova.
“Atij ju dha qelsi nderit në Tiranë kur në Kosovë gjendeshin kudo mbetje eshtrash të të zhdukurve gjatë luftës”, shkruaji mes tjerash Genc Prelvukaj.

Një tjetër që reagoi kundër këtij lajmi është edhe Vesa Luma.
“Jam e bindur që është një dezinformatë”, shkruajti ajo duke treguar se nuk po do që t’i besojë lajmit për pjesëmarrjen e tij në Korçë.

Kujtojmë se të dy artistët në fjalë i kanë partnerët nga Shqipëria.
Vesa është e martuar me reperin Big Basta ndërsa Genci i fejuar me këngëtaren Eni Koçi./afterparty.al
