Super mesazh! Orinda Huta ndan me ndjekësit FOTON më të bukur duke ushqyer me gji vogëlushes së saj!

Orinda Huta dhe Turjan Hysko janë bërë së fundmi prindër për herë të parë. Lajmin e dha vetë producenti përmes Instagramit, duke publikuar edhe foton e parë me vajzën e duke zbuluar emrin.

640-0-60f0456539bec.jpg

Ata i kanë vendosur vajzës emrin Atara. Ky emër vjen nga gjuha hebre dhe do të thotë kurorë dhe e bekuar.

Tashmë Turi dhe Orinda janë në qiellin e shtatë nga gëzimi dhe qëndrojnë të pandarë si familje bashkë me Atarën.

Së fundmi, Orinda ka ndarë me ndjekësit foton më të ëmbël me vogëlushen. Ajo shfaqet me të voglën në krahë, teksa e ushqen me gji, duke u dhënë një mesazh mjaft të rëndësishëm dhe të bukur të gjitha nënave të reja!