Dua Lipa po vazhdon qëndrimin e saj në Shqipëri.
Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare pas takimeve me krerët e shtetit në Tiranë, së bashku me të dashurin dhe familjen e saj ka vazhduar pushimet në jug ku po qëndron prej ditësh.

Në një pamje të publikuar në rrjetet sociale shihet jahti superluksoz i artistes, e cila zbarkon në një nga lokalet më në zë Drimadhes.
Po ashtu ditën e sotme ajo publikoi vetë disa foto e video nga jahti. Në një video ajo shihet duke u zhytur nga lartësia në ujërat e kaltër të jugut e kapur përdore me Anwar.
Mes shumë komenteve, pas publikimit të këtyre imazheve, ra në sy edhe ai i nënës së Anwar. Yolanda Hadid duket se ka një marrëdhënie shumë të mirë jo vetëm me Duan, por edhe me familjarët e saj.
“Ju dua” ka komentuar ajo shoqëruar me emojin e një zemre të kuqe.

Madje pushimet e çiftit në Shqipëri morën vëmendjen edhe të mediave botërore, si Daily Mail.

