Enca u shfaq seksi në klipin e ri pa të, Bearti bën këtë reagim në Instagram!

“Rakia” e Encës erdhi dhe ashtu si pritej rezultoi të ishte një sukses i vërtetë në vetëm pak orë pas publikimit.

Si protagonist për klipin këngëtarja kishte zgjedhur ish-konkurrentin e “Përputhen”, Beart Rexhepin. Në videolip ata të dy shfaqen në skena shumë të nxehta dhe duke bërë lëvizje provokuese në një shtrat.

E sezoni veror i hiteve për Encën vazhdon, pasi këngëtarja e njohur shqiptare ka publikuar këngën e re ditën e djeshme nën titullin “Suavele”, një këngë tipike me motive vere.

Pas publikimit, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Beartit, i cili e shpërndau në instastory këngën e Encës dhe vendosi disa emoji flake, si për të treguar që ky projekt është “zjarr”.

Pra siç duket, marrëdhënia e Encës dhe Beartit vijon të jetë e mirë dhe nuk hezitojnë ta mbështesin njëri-tjetrin publikisht.