Prej disa ditësh tashmë ylli shqiptar me famë botërore, Dua Lipa po shijon pushimet në jug të Shqipërisë krah të dashurit të saj, Anwar Hadid, vëllai i Gigi dhe Bella Hadid, së bashku edhe me familjen e saj. Mirëpo edhe pse fansat e “qortuan” në postimet e saj se pse nuk e ka vendosur vendndodhjen, këtë na e zbuloi sot një nga meshkujt më të njohur në showbiz-in shqiptar, djali i Kryeministrit Rama, Gregu.

Grek ka postuar disa foto në Instagram nga Kep Merli me Duan dhe shkruan: “Kemi mundësi dhe për më mirë”.

Mirëpo ai ka publikuar foto edhe me të atin e këngëtares, Dukagjinin. Ja edhe Greg e ka një kujtim mjaft të bukur për këtë verë 2021!

