Po ju e vutë re?! Dua Lipa postoi fotot HOT me bikini nga Shqipëria, ndjekësit kapen pas këtij DETAJI!

Dua Lipa po qëndron në Shqipëri prej ditësh ndërsa pas takimeve që pati në kryeministri e bashki me Edi Ramën dhe Erion Veliajn ka vazhduar pushimet në jug së bashku me familjen.

Ylli i “New Rules” po e shfrytëzon kohën edhe për të pushuar në vendet brilante të Shqipërisë. Këngëtarja ka publikuar së fundmi disa fotografi nga bregdeti i jugut, ku duket joshëse me bikini teksa ka vënë në pah format perfekte trupore.


Mirëpo ndjekësit shqiptarë e kanë kritikuar për diçka. Dua ka harruar të vendosë lokacionin në fotot e saj, që do ishte një mënyrë e mirë për të promovuar vendin tonë.