Dua Lipa reagon ashpër ndaj deklaratave homofobike të reperit të njohur!

Dua Lipa ka reaguar ashpër përmes rrjeteve sociale kundër deklaratave të DaBaby.

Reperi i njohur në festivalin “Rolling Loud” në Miami të dielën ftoi të ndiznin dritën e celularit të gjithë të pranishmit, përveç atyre që ishin të infektuar me HIV dhe homoseksualëve. Më tej tha se të gjithë të infektuarit me HIV “do të vdesin pas 2 ose 3 javësh”.

Këto deklarata kanë tronditue Dua Lipën, e cila ka reaguar kundër bashkëpunëtorit të saj.

“Jam e befasuar dhe e tronditur nga komentet e DaBaby. Unë vërtet nuk po e njoh këtë person me të cilin kam bashkëpunuar. Unë e di që fansat e mi e dinë se ku qëndron zemra ime dhe që unë mbështes 100% komunitetin LGBTQ. Ne duhet të mblidhemi së bashku dhe të luftojmë stigmën rreth HIV/AIDS”, shkroi Dua Lipa në Instastory.