E papritura ndodhi, por Noizy ka dy fjalë për Dhurata Dorën dhe një PREMTIM publik!

Ylli shqiptar Dhurata Dora publikoi së fundmi bashkëpunimin e parë me reperin e njohur Noizyn. Por e papritura ndodhi!

Kënga me titullin “Mi amor” mundi të arrijë mbi 1.5 milion klikime në më pak se 24 orë dhe tani ka mbi 5.8 milion klikime që sa vijnë dhe rriten.

Mirëpo Dhurata lajmëroi se nuk ka ndërmend të ndalet me kaq, pasi kjo këngë është e para nga albumi i saj i ri.

Edhe Noizy i ka dy fjalë për artisten, madje i bëri edhe një premtim publik, ku i thotë se do t’ia kthejë ftesën shpejt.

“Faleminderit për ftesen në albumin tënd. Do ta kthej ftesen shpejt”, ka shkruar reperi në një postim në rrjete sociale.