Këngë të reja nga Tayna po vinë!!
Para pak ditësh në media u përfol se reperja do të publikojë dy këngë të reja, një bashkëpunim me Azet që do të mbajë titullin “Tequila” dhe një tjetër solo me titull “Taka”.

E si duket kënga “solo” e paska videoklipin gati dhe sot Tayna ka ndarë në Instagram disa video të shkëputura nga projekti “Taka”.
Mirëpo një detaj mjaft interesant dhe i veçantë do të ketë ky klip. Ajo shfaqet e rrethuar nga disa vajza bukuroshe të të gjitha përmasave trupore, teksa në duar mban një flamur ku shkruhet: “P***y Power” duke treguar fuqinë e vajzave.
Epo bravo Tayna!! Ne dhe fansat e reperes mezi po presim ta shijojmë!
