Në “Për’puthen” u ndanë dhe u lidhën shumë çifte, por vera 2021 nuk po e gjen Olsën “single”, e thotë TROÇ: “Historitë e …”

E tha vetë edhe e pranoi para të gjithëve!

E kemi fjalën për autoren e programit të njohur Olsa Muhameti. Ajo ishte e pranishme në festën e organizuar nga Lori Hoxha dhe nuk mund t’i shpëtonte mikrofonit të “Pushime On Top”. Moderatorët e ngacmuan Olsën për jetën e saj private. “Po mirë mi Olsa, një sekondë. Si ka mundësi që përputhe zemrat e të gjithëve, tënden kur do e përputhësh?”, e pyet Flori. “Jam duke njohur” shprehet autorja e programit të dashurisë.

Më pas Ori vazhdon: “Olsa po njeh njërin…”. Në atë moment, Olsa ka konfirmuar me “po” duke shkelur syrin.

“Thonë që historitë e verës nuk janë të gjata”, e ngacmon prezantuesja. “Jo, janë intensive, kjo ka rëndësi”, shprehet duke qeshur Muhameti.