Këngëtarja Fjolla Morina ësht arrestuar ditë më parë nga Policia e Kosovës në lagjen Emshir të Prishtinës.
Këngëtarja shqiptare ishte e shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli pasi mbi të rëndon akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri.
Mbi dyshimin për trafikim më armë dhe arratisja nga vendi i paraburgimit, Fjolla Morinës i është caktuar masa e paraburgimit prej 40 ditësh nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda.
Masa e paraburgimit do llogaritet prej momentit kur Morina është arrestuar me 17 korrik 2021.
Fjolla ishte shpallur në kërkim më 21 prill 2021, një muaj pasi gjykata e Kukësit e dënoi me 6 vite burgim për “trafik të armëve dhe municionit”.
Arrestimi i këngëtares u bë në shtator të vitit të shkuar, në pikën e kalimit kufitar Morinë, ku iu gjet një armë zjarri pistoletë tip “Zoraki” me 23 fishekë.
Ajo është justifikuar përballë oficerit të Krimeve se i ndërronte çantat e dorës shpeshherë dhe se nuk e dinte çfarë kishte brenda saj.
Bashkë me të ishte arrestuar edhe biznesmeni Fisnik Syla, me të cilin këngëtarja ishte martuar gjatë kohës kur po kërkohej nga INTERPOL-i.