Nicki Minaj është ndër artistet më të famshme në botë dhe një bashkëpunim me të kush nuk do e donte.
Projekti i saj e fundit është remix-i i një prej këngëve më HIT dhe me një ndër këngëtaret që sa vjen edhe me shumë pëlqehet në tregun botëror.
Bëhet fjalë për këngëtaren e hitit “Safari”, Bia në bashkëpunim me J Balvin, Pharrell Williams, dhe Sky, e cila sapo ka publikuar HIT-in e radhës në bashkëpunim me Nicki Minaj, remix-in e këngës së saj “Whole Lotta Money”. Kënga tani është #TrendingTop10 në YouTube dhe po pëlqehet nga të gjithë.
Bia tashmë përveçse po shijon suksesin e këngës, ajo që na bëri përshtypje ishte se artistja ka filluar të ndjekë në Instagram showgirl-in shqiptar, Luana Vjollca, e cila gjithashtu e bëri “follow back”.
Fansat e artisteve e panë këtë veprim të tyre dhe në rrjet u bë nami duke dyshuar mos diçka po vjen mes tyre.

