Ka surpriza! Zbulohen datat kur do publikohen këngët e Elvana Gjatës në bashkëpunim me INN-n dhe me Yll Limanin!

E nëse menduat se surprizat nga Elvana mbaruan me lajmin e projektit të ri muzikor me këngëtaren e njohur Inna dhe kënga do të lançohet më datë 23 Korrik, jeni gabuar.

Këngëtarja do të sjellë jo vetëm një por tre këngë të reja në harkun kohor të një jave.

Epo ditën e sotme në orën 18:00 do mund të shijojmë dy bashkëpunime ndërmjet dy artistëve si Elvana dhe Ylli. “E di” dhe “Marre” padyshim do të kthehen në hit-et e kësaj vere. Me siguri Ky projekt do jetë “2në1”, por le të presim edhe pak!