Orinda Huta dhe Turjan Hysko janë bërë së fundmi prindër për herë të parë. Lajmin e dha vetë producenti përmes Instagramit, duke publikuar edhe foton e parë me vajzën e duke zbuluar emrin.

Ata i kanë vendosur vajzës emrin Atara. Ky emër vjen nga gjuha hebre dhe do të thotë kurorë dhe e bekuar.
Tashmë Turi dhe Orinda janë në qiellin e shtatë nga gëzimi dhe qëndrojnë të pandarë si familje bashkë me Atarën.
Madje, sot Turi ndau në Instagram foton e parë të portretit familjar, duke na e zbukuruar ditën.
“Përralla me mbret”- shkroi Turi krahas fotos ku e vogla fle mbi kraharorin e Orindës.

