Eni Vasili rrëfen momentet e ëmbla nga salla e lindjes: ‘Një pasuri pa çmim’

Moderatorja shumë e dashur për publikun Eni Vasili është bërë së fundmi nënë për herë të parë duke sjellë në jetë dy vajza binjake.

Gjendja shëndetësore e moderatores dhe e binjakeve është e mirë, ndërkohë që pak ditë më parë Vasili ka postuar një foto mjaft të ëmbël, ku shfaqen duart e vogëlushes dhe nënës së tyre.

“Takimi ynë i parë ishte një magji. Sofi dhe Nikol me ri sollën në jetë me lindjen e tyre. Të bekuara qofshin”, shkruan Eni Vasili bashkangjitur fotos.

Sot Eni ka publikuar një tjetër foto nga salla e lindjes këtë herë duke treguar këmbën e njërës prej vogëlusheve. “Pak ditë kalojnë dhe fotot në sallën e lindjes të duken gjithmonë e më shumë një pasuri pa çmim.”, ka shkruar gazetarja.